vapiano_chef

Emri i “Restaurantit Vapiano”  moti ka kaluar kufijtë e rajonit të Mitrovicës.  Shërbimet cilësore që ofrohen aty dhe mikëpritja e mysafirëve e ka bërë atë një adresë të njohur në gjithë vendin.  Ky restaurant funksionon në kuadër të kompanisë “Agron Comerc” dhe ka filluar punën në vitin 2006. Me rreth 1 mijë metra katrorë hapësirë, ku hyjnë salla kryesore e restaurantit, sallat për seminare dhe konferenca të ndryshme, oborri  mbreslënës dhe parkingu, ai shndërrohet në një pikë të paharrueshme për mysafirët.  Profesionalizimi i stafit dhe korrektësia ndaj mysafirëve është ana tjetër e medaljes së këtij restauranti, që frekuentohet më të madhe nga vendorët dhe ndërkombëtarët.  Hapësirat e dizajnuara me shije krijojnë momente relaksi, ndërsa ushqimet nga menyja moderne, lënë një shije të paharrueshme. Së shpejti në kuadër të këtij restauranti pritet të të filloj me punë edhe hoteli si dhe salla për dasma. Të gjitha këto kanë bërë që insitucione dhe organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare të  lidhin kontrata për organizimin e eventeve të ndryshme. Aty punohet me përkushtim, prandaj të gjithë ndjehen të kënaqur.